Epilogu

Zeka: Një gjeneral i NATO-s i ka kërcënuar autoritetet e Kosovës: “Policinë në brekë ua zhveshmi”

Gazetari Milaim Zeka në emisionin Kanal10 ka dhënë disa informacione jo të këndshme për ngjarjet në Veriun e Kosovës.

“Shërbimet e NATO-s kanë pas informacion që forcat elitare serbe kanë qenë brenda territorit të Kosovës me snajperë e me armatimet më të avancuara, dy a e di ti që amerikanët edhe NATO, të njëjtin kërcënim që ia kanë ba Serbisë e forcave elitare serbe, të njëjtin kërcënim ua kanë ba edhe autoriteve shtetërore të Kosovës, madje tekstualisht një gjeneral i NATO-s u ka thanë, edhe njëherë me futë policinë në këtë formë, qysh keni dashtë me i futë në gojë të ujkut e me ju vra si leprat, në brekë ju deshim, ua zhveshim policinë në brekë e ua kthejmë te ura e Ibrit e s’guxon këmbë polici me hy këndej pa lejen tonë paraprake, kaq kërcënim ka qenë”.

Këtë e ka pohuar edhe gazetari Ridvan Berisha. Ai ka thënë se këtë informacion po e jap me miratimin e një diplomati. https://www.facebook.com/Kanal10.live/videos/565598858638559 VIDEO

Exit mobile version