Ishte viti 2017, kur gazetari Milaim Zeka doli dhe foli për vrasjet e pasluftës. Në fakt Milaim Zeka ka folur vazhdimisht për këtë temë dhe nuk është ndalur. Por në 2017 ai kishte folur me emra dhe kishte përmendur edhe “Shërbimin Sekret të LDK-së” dhe përfoljen e tyre në vrasjet e pasluftës.
Ja shkrimi i plotë:
Nja dy fjale me Lutfi Hazirin
Rreth vrasjeve qe jane “bere” brenge e disave te LDK se
Krejte ky shkrim ashte i bazuar mbi dokumentat e Sherbimeve Perendimore, kryesisht atyre Amerikane. Ka deshmi edhe te deshmitareve, qe nuk jane te vertetuara…Edhe une jam akuzu per vrasjen e Ahmet Krasniqit, po kurr nuk kam pase pse mu brengoseLutfi Haziri, as Isa Mustafa, as edhe shume asa te larte te LDK se, nuk e dine fare se cka mendon elektorati i thjeshte i LDK se, qe ne gjuhen politike, quhet Baza. Apo ndoshta edhe e dine, po as qe kane pjerdhe per kete elektorat, i cili ua jep voten, ndoshta jo me.
Pse e them kete?! Po ta kish pyetur Luta me Isen, dhe me shoke, partia e tyre kurr, ama bash kurr, nuk kish hy ne bashkeqeverisje me PDK ne. As me AAK-ne. Njesoj mendon edhe elektorati i thjeshte i PDK se, dhe AAK se.Mirepo desha ta beje nje pyetje, i nderuari Lute, e permes teje po i pyes edhe keta pehlivanat e tjere te LDK se: Qysh bre ua lejoje ftyra e bate kualicion me ata qe gjate fushates u quajtet vrases?! Njeriu bane kualicion me dikend qe ka mendime te kunderta politike, ama jo me dikend qe e akuzon si vrases, ose tradhetues i interesave kombetare. Lute i nderuar, Partia jote, ashtu sikurse PDK ja, dhe AAk-ja, besa edhe partite e tjera, keni pasur, e keni akoma, sherbime sekrete. Nese ju e perfolni cdo dite SHIK-un, pse i dashur kurr nuk folni per “Sigurimin e Atdheut”?! Pse nuk tregoni qe shefi i ketij Sherbimi, (sipas raporteve te nderkombetareve, dhe deshmive te disa deshmitareve, qe nuk dihet a jane te verteta),Rame Maraj, e ka pasur nje zyre mu ne shtepine-rezidencen e Presidentit Rugova.
Cka thu more lut bani puna vaki e doli qe ne shumicen e vrasjeve eshte i perfshire pikerisht Sherbimi Sekret i LDK se? A mos do dilni pastaj e do te thoni: Ramen e Avdi Behramin, na i paska qu Thaci me Kadri Veselin, e ne nuk e paskemi ditur?!Cka thoni ju kur te dalin dosjet, filmimet, pergjimet, qe amerikanet kane lujte koqe me te gjitha keto sherbime, dhe i kane zbuluar njeratjetren, pa pas nevoje qe nje sherbim i trete t i kontrolloje? Cka thu ti qe anetaret e “Sigurimit te Atdheut” kane pergjuar njerez, kane fotografuar njerez, apo edhe kane pergaditur deshmitar te besueshem, po edhe te rrejshem, ne procese te renda gjyqesore, siq eshte rasti te Grupi i Drenices, ku pikerisht nje agjent i ketije Sherbimi, ka trajnuar, dhe e ka derguar tek Salustro, deshmitarin kunder Sami Lushtakut, i cili pa deshmuar asgje, njeriu eshte i denuar. Lute, degjoma nje keshille jaranit:
Per vrasje, edhe per femra, edhe per pare (tendera), degjonum mu, mos folni bre asnjeri prej jush, se te gjithe bini ne grope. Te gjithe keni qene bashke ne keto tri shtylla te “ndertimit” te shtetit “demokratike” te Kosoves. Besoni qe shume jeni kah e shpurdhni mutin. Lejeni bre Gjykaten Speciale me i pastru keto pune. Merrnu me dy tjera: Pare, edhe femra. Ne kete te fundit, me na leju, ua bajme ndonje argat…Boll ma bre, se kerkush nuk ju beson. Madje maspakut elektorati juaj. Beso, ma mire e keni…