Para disa vitesh Milaim Zeka kishte reaguar ashpër ndaj Avokatit Tomë Gashi. Për shumë gjera, gazetari Milaim Zeka kishte prezantuar dokumente, dhe një të fundit e kishte nxjerr duke dëshmuar se Tomë Gashi ishte gjyqtar i Millosheviqit deri në vitin 1993.
Në një shkrim ai kishte zbuluar një aferë të madhe të Tomë Gashit.
Ai ka shkruar në facebook se;
Shume po dhine me goje Tom Gashi
Avokati Tome Gashi, kah po shkon, veq po dhine me goje. Nuk e kam fjalen per ate punen e “shkive”, sepse me aqe sa kam une njohuri, ky njeri, kurr ne jeten e tije, nje te mire shqiptareve ba nuk ua ka. Ashte e kunderta. Mirepo mundesine per dhirje me rrezatim te gjere, ja ka kriju askush tjeter, perpos Hashim Thaçi, Kadri Veseli, dhe Azem Syla, i cili, per turpin me te madh, e mbane kete avokat mbrojtes.
Une asesi nuk do mirresha me Tom Kapedanin, i cili e quan PDK ne si parti e hajnave dhe, tallet ne menyren ma bizare me cdo komandant te luftes, prej Sylejman Selimit, e deri te Sami Lushtaku, ashtu siç tallet edhe me Azem Sylen, mirepo Toma, ne nje emision tv, tha persfersisht keshtu: “Mos i merrni gjanat bllanko. Qe edhe Milaim Zeka gjithe diten po shkruan jo ka mu arrestu ky, jo ai, po asgja nuk po ndodhe”!Ju them lexuesve te mi, se cka kam shkru deri me sot, askush nuk me ka demantu.
Une me 15 prill kam shkru se pritet cdo moment arrestimi i Azem Syles, edhe ai ndodhi…Ju them me pergjegjesi morale, njerezore, qytetare dhe profesionale si gazetar, qe kam per detyre informimin korrekt, se ne Piramiden e krimit te organizuar ne Kosove, bashke me disa avokat te tjere, qendron Tome Gashi.Tom Gashi eshte hetuar per vite te tera nga UNMK u dhe Eulexi, dhe eshte i dyshuari kryesor ne aferat kriminale, ne ndermjetesime ryshfetesh te medha, me ish prokurorin Salustro, e shume nderkombetare te tjere.Kemi edhe sene te tjera, po kaq kesaj radhe…