Ish – deputeti, njëkohësisht gazetari Milaim Zeka ka thënë se ani-amerikanizmi i Albin Kurtit nuk është i rastësishëm. Zeka ka përmendur disa vizita të Albin Kurtit në Turqi vitin e kaluar ku gjatë tërë kohës kishte afër vetes nikoqirin e tij, themeluesin e Fondacionit të Ndihmave Humanitare, (IHH), Osman Atalay, i cili njëherit është edhe veteran nga lufta e Bosnjës i cili siç thotë Zeka, ishte pjesë i zinxhirit komandues në brigadën e 7-të të jihadit, të njohur ndryshe edhe si “El-Muhaxhid”, me qendër komanduese në Zenicë si pjesë të Korpusit të 3-të të Armatës së BiH.Zeka ka thënë se organizata të tilla bashkë me mafinë ruse qendrojnë prapa bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se këtë e dinë edhe vendet e BE-së dhe ShBA-ja.
Postimi i plotë i Milaim Zekës:
Anti-amerikanizmi i Albin Kurtit nuk është i rastësishëm
Në qershor të vitit të kaluar, Albin Kurti, bashke me disa deputet tjerë te VV’së, ishte në Turqi ku u takua me shumë persona të afërt të Erdoganit dhe Yildirimit. Ish- deputeti ilaim Zeka po pretendon se Kurti, gjatë tërë kohës kishte afër vetes nikoqirin e tij, themeluesin e Fondacionit të Ndihmave Humanitare, (IHH), Osman Atalay, i cili njëherit është edhe veteran nga lufta e Bosnjës. Ky njeri ishte pjesë i zinxhirit komandues në brigadën e 7-të të jihadit, të njohur ndryshe edhe si “El-Muhaxhid”, me qendër komanduese në Zenicë si pjesë të Korpusit të 3-të të Armatës së BiH.
Prokurori dhe kolumnisti amerikan nga Neë York-u, Andreë C. McCarthy, në librin e tij, “Spring Fever: The Illusion of Islamic Democracy”, Osman Atalayin dhe fondacionin e tij, IHH, e përshkruan si financues të shumë rrymave dhe organizatave ekstreme e terroriste anti-amerikane dhe anti-izraelite.Vendet e Bashkimit Europian, ne krye me SHBA kane ngelur te shokuara nga pranimi i informacioneve, se organizata te tilla, bashke me mafine ruse, qendrojne prapa bashkepunimit me LVV.
Si duket eshte presioni i ardhur nga keta mbeshtetes qe detyruan Ministrin e Shendetesise, Arben Vitia, i cili doli dje ne nje konference shtypi me kreret fetar, per ta dhene lajmin per hapjen e xhamive dhe kishave, para çerdheve dhe shkollave. Dihet historikisht, e vertetuar edhe shkencerisht, qe Beogradi, Moska, dhe vendet radikaliste islamike, i kane perdorur tempujte fetar si makina per shperlarjen e trurit te popujve te Ballkanit, ndersa te pjesa shqipetare, per te shuar çdo rezistence kombetare.
Ndikimi kancerogjen i kesaj propogande ka qene aqe i madh, sa qe predikuesit e tille ishin ngritur edhe kunder alfabetit te gjuhes shqipe, me aresyetimin se “çka ne duhen shkronjat shqipe, kur ne i kemi shkronjat e Allahut, ato arabe”!E njejta gje po ndodhe nga propoganda e liderit te VV-se, i cili na thote se çka na duhet Amerika, kur kemi BE, a ne fakt, ai ka mbeshtetje krejte nga nje faktor i trete.Disa organizata turke që veprojnë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, përmes disa firmave fantome të këtyre organizatave financojnë shumë rryma ekstreme e islamike në këto vende, e që nga viti 2006 figurojnë edhe si financues të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ne mesin e tyre përmendet edhe një emër i një rusi, pronar i disa hoteleve në Turqi, si dhe disa kasinove në pjesën turke të Qipros, emër që figuron edhe në rrethin e ngushtë të Putinit dhe në FSB-së.Kjo eshte vetem nje pjese e dosjes se rende se kush qendron prapa financimit te LVV, duke perfshi edhe shumat e medha te parave te dorezuara edhe ne Vlore, qytet i Shqiperise.