fbpx
Lajme

Bekim Shyti: Më thirri Komandant Plaku më tha, në 14 vende e kanë shkruar “Mos e prek UÇK Bekimi”

Ish komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së në Zonën e Shalës z. Bekim Shyti, ka treguar rrëfimin e tij në emisionin personale, për luftën e UÇK-së. Ai ka folur edhe për keqkuptimet e krijuara dhe për rastet e uzurpimeve që kishin ndodhur në emër të UÇK-së ku në të shumtën e rasteve personat që e kishin shkruar “Mos e prek UÇK” nuk kishin fare lidhje me UÇK-në.

Bekim Shyti e ka treguar një histori personale për këtë çështje.

“… unë personalisht kam qenë i thirrur në një moment në Prishtinë, ku në 14 raste në atë kohë ndjesë pastë Komandant Plaku ka qenë i përfshirë në mbikqyrjen e kësaj, Bekim më thotë e kanë shkru në shumë vende kështu “UÇK e nxane, mos e prek UÇK Bekimi”, ndërsa unë jetoja në Mitrovicë. Si ka mundësi që ai i panjohuri të përmend emrin e iksit apo ypsilonit, dhe i them gjeneral të paktën për kaq nuk më njeh. Thash unë jetoj në Mitrovicë, edhe thash asnjë emër timin unë, asgjë nga ajo që po thuani nuk qëndron. Më tha po qysh ka mundësi, thash ka mundësi sepse ne po ju referohemi, ne kemi qenë 2 milionë euro, ndërsa 20 mijë ushtarë në luftë, në raport me numrat jemi vetëm 1% e qati 2milionshit, hajde po i shtojmë edhe 9% që na kanë ndihmuar gjatë luftës… hajde po bajnë 10% dhe e ki 90% që e shkruajnë aty mos e prek UÇK. Kjo ka qenë edhe politikë e kohës sepse kur kanë shkuar policia dhe ushtria serbe me uniforma, tanke e topa, mua në Urë të Ibrit më ka gjetur Roland Bartensko dhe mu kishin mushë sytë me lotë dhe më tha, cka ki që po qanë, thash shkun shkijet po janë ndal shërbimet e tyre e kemi me ja pa sherrin edhe një kohë të gjatë. Kjo ishte dorë e shqiptarit por iniciativë e serbit“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close