Epilogu

Zeka: Vëllai i Haki Imerit është koordinator i dhjetëra dëshmitarëve për llogari të Serbisë

Postimi i plotë i Milaim Zekës

Kush ashte agjenti i BIA-s serbe, Faik Imeri, qe përmes avokatit Gazmend Halilaj, me ka ba padi?

Faik Imeri ka qene shok klase me ish Presidentin Thaçi. Ne vitet 90-ta, Faiku shkon ne Slloveni, ku fillon veprimtarinë e spiunllëqeve, dhe mashtrime. Te parin njeri qe e mashtron është ish mësuesi i tij, Pr. Dr. Xhafer Ismaili, te cilin e thërret qe te vie ne Lubjanë per ta marre nje makin, te cilën ia kishte ble. Pasi profa shkon me tren, Faiku del ia merr paret, edhe zhduket!

Faiku, sipas 1000 provave, dokumenteve, dëshmitareve, ka vite qe është rekrutuar nga Shërbimi Sekret i Serbisë. Ka qene dhe është koordinator i dhjetëra dëshmitarëve per llogari te Serbisë, te cilët përdoren si dëshmitar ne Gjykatën Speciale. Krejt keto mashtrime i ka ba duke u thirre se është krahu i djathte i ish prokurorit Jack Smith, i cili tani po e heton Trampin.

Faik Imeri është paraqitur here si agjent i CIA-s, here i Security Homeland, here i NATO-s, dhe kur ka ardhur ne Kosove, per te krijua besueshmëri, është ruajtur nga police te Kosovës, mbrojta e afërt, te paguar nga nje shok i tije i ngushte, me biznese te forta ne Kosove, Maqedoni e Serbi.

Faiku është paraqitur me karta te ndryshme identiteti, si dhe pseudonime si “Adidas”, “Floriani”, etj.

Me çdo kënd qe eshte takuar, ka përdorur informatat e BIA-s serbe, si informata amerikane. Ju ka thëne personave te ndryshëm se filani e filani, zyrtar te larte te Kosovës, “po dojne me te vra”!

Me i mbulua marrinat e tije te renda, sot isha disa ore ne pyetje ne polici, si rezultat i nje kallximi penal qe me kishte ba, përmes Gazmend Halilit, avokat.

Historia e Faikut është roman serik, por sot vetëm kaq, ditët ne vazhdim do te publikojmë foto te mashtrimeve, mesazhe, audioinqizime, ku flet per 1000 sene te ndryshme, si psh. Se si ka pagua dëshmitar me dëshmua rrejshëm ne Hage, se si ka marre pjese ne vjedhjen e tel te Aleksander Lumezit, deri tek përfshirja ne vrasje politike…!!!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02nny2QUaqPaKmfDPVkfNVDikzyeFTep8oU6j74EVL3fC2w3BUVsvhtR2BBUSHNVAKl&id=100010561562194

Exit mobile version