Lajme
Zelenski e konfirmon se raketat që kanë rënë në territorin e Polonisë janë ruse
Presidenti i Ukrainws, Volodymyr Zelensky i është përgjigjur pretendimeve se raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloninë lindore këtë mbrëmje.
Ai tha se e ka “paralajmëruar prej kohësh” se veprimet ruse “nuk janë të kufizuara në Ukrainë”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Zelensky vazhdoi të përsërisë mbështetjen e Ukrainës për Poloninë, e cila ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas që nga shpërthimi i luftës në shkurt.