fbpx
LajmeShëndeti

Zemaj krahason Kosovën me shtetet e rajonit, aludon se tek ne po menaxhohet më mirë pandemia

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po konsideron se Kosova është duke e menaxhuar më mirë se vendet e rajonit pandeminë e koronavirusit.

Në Facebook, Zemaj ka publikuar bilancet e të infektuarve dhe viktimave në 24 orët e fundit në vendet e rajonit, duke i krahasuar me ato të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Zemaj në këtë formë ka aluduar se Kosova po është në situatë më të mirë dhe po e menaxhon më mirë krizën e COVID-19.

“Me përkushtimin dhe angazhimin maksimal, gjithçka është e mundur! Ne vazhdojmë!”, ka shkruar Zemaj.

Ndryshe, sot në Kosovë janë shënuar 70 raste të reja me COVID-19 dhe tre viktima. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close