fbpx
LajmeShëndeti

Zemaj: Po synojmë që të kryejmë 3 mijë testime në ditë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po deklaron se kanë synime që të kryhen 3 mijë testime në ditë nga institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

Zemaj ka thënë se edhe pse janë licencuar laborator privat për kryerjen e testeve që vërtetojnë pranin apo jo të koronavirusit, ata janë duke punuar që të ngritin kapacitetet.

Ai thotë se nëse brenda gjashtë qendrave rajonale, në IKSHPK dhe në Klinikën Infektive kryhen testime, do arrijnë maksimumin e testimeve deri 3 mijë në ditë.

“Nëse brenda institucioneve tona shëndetësore, saktësisht gjashtë qendrave tona rajonale, si dhe në Institutin e Shëndetësisë Publike, ashtu edhe në Klinikën Infektive, ofrojmë laborator ku kryhen testime, atëherë do të arrijmë maksimumin e kryerjes së testimeve, duke mbuluar kështu nevojat e qytetarëve. Sipas planifikimeve që kemi synojmë 3 mijë teste në ditë të kryhen falas”, tha Zemaj para deputetëve në Komisionin për Shëndetësi.

Zemaj më tej gjatë raportimit është shprehur se është bërë progres në menaxhimin e situatës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close