fbpx
Lajme

Zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-ve përgëzon Drejtorin e SHKK-së, Nehat Thaçi: Unë i duartrokas progresit tuaj

Zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-ve, Jorgan Andrews i ka dërguar një letër Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Përmes kësaj letre, Jorgan Andrews ka përgëzuar Thaçin për reformat dhe progresin e arritur në SHKK, transmeton Indeksonline.

Në letrën e tij, ai ka thënë se duartroket progresin që ka arritur Thaçi me stafin e tij.

“Unë i duartrokas progresit tuaj dhe ju bëj thirrje juve dhe stafit tuaj që të vazhdoni të zbatoni nevojat dhe reformat e guximshme.

Mezi pres të hulumtoj mundësi të tjera ku INL mund të ndihmojë në përpjekjet tuaja ndërsa ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të çuar përpara interesat tona të ndërsjella strategjike në Kosovë.” shkruan në letren e Andrews.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close