Ka vazhduar debati se ku duhet ndërtuar Stadiumi Olimpik i Republikës: në Drenas apo Prishtinë. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme nga radhë e AAK’së, Anton Berisha, ka thënë se opsioni më i mirë është që ky objekt të ndërtohet në qytetin që e udhëheq Ramiz Lladrovci.
Një zyrtar tjetër i lartë i AAK’së, Anton Berisha, pajtohet me idenë se Stadiumi Olimpik i Republikës duhet ndërtuar në Drenas. Madje, ka thënë se njëri prej opsioneve më të mira është që ky objekt të ndërtohet në rajonin e Drenicës.
“Allianz Arena, stadiumi i klubit futbollistik Bayern, ne mesatare ka nje distance prej 20 minutash nga hyrja e qytetit te München-it, perafersisht poaq sa ka Prishtina prej Drenasit. Duke marr parasysh poziten gjeografike, si nje pike qe anon kah mesi, ideja e ndertimit te stadiumit kombetar ne Drenas, per mendimin tim, eshte nje nder opsionet e mira”, ka shkruar Berisha, në një reagim në FB.
Ky reagim i Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme ka ardhur pasi në këtë debat është përfshirë edhe ish-udhëheqësi i Partisë ORA, Veton Surroi, i cili ironizoi me idenë e ndërtimit të Stadiumit në Drenas.
Ndërtimin e Stadiumit Olimpik në Drenas e kanë konfirmuar deri më tash Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli dhe Ministri i Sportit, Kujtim Gashi. Kundër, kësaj ideje ka dalë Shpend Ahmeti dhe Këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi.
Qeveria e kaluar kishte nisur procedurat për ndërtimin e Stadiumit, por, asnjëherë se kishte nxjerr vendimin në Qeveri për të përcaktuar lokacionin. Edhe atëherë kanë qenë dy opsione për ndërtimin e këtij objekti: në Bërnicë të Prishtinës ose në Drenas.