fbpx
Lajme

Si ishin stërvitur për luftën Adem Jashari e Sali Çekaj me shokë në Shqipëri? (VIDEO)

Ylli Mici, ushtaraku që kishte aftësuar Adem Jasharin dhe të tjerë kosovarë për luftën në Kosovë, kishte bërë një rrëfim, vite më parë, rreth stërvitjeve që bënin në Shqipëri para tashmë 30 vjetësh.

Ai kishte treguar në Info Magazine të Klan Kosovës rreth ushtrimeve ushtarake që ishin bërë atëkohë, në grupin e të cilëve bënin pjesë Adem Jashari, Sali Çekaj e Zahir Pajaziti me shokë.

”Në Kosovë kishte filluar të piqej mentaliteti që vetëm me luftë mund të fitohet pavarësia. Kjo punë u bë në një marrëveshje me shtetin tonë dhe strukturat e Kosovës, që ishin në atë kohë, dhe u ra një dakordësi për të filluar përgatitja e grupeve, që do të shërbenin si instruktorë, me kthimin në Kosovë, për të përgatitur edhe grupe të tjera”.

”Pati nga të gjitha trevat shqiptare njerëz që vunë jetën në rrezik, që arriten të bëjnë një stërvitje të suksesshme, të bëhen të zotë të aftësive të tyre, të krijojnë një besim te shteti amë, te Shqipëria, se do t’na ndihmojë, të shihnin me sy të tyre armatimin dhe kjo ishte shumë për kohën dhe meritat e tyre, që do kishin më vonë me kthimin e tyre në Kosovë. Dhe faktet treguan se Adem Jashari nuk e hoqi armën nga supi deri në kohën që ra. Ai është i të gjithëve. Kur erdh ai [Adem Jashari], erdhën të gjithë”. https://www.youtube.com/watch?time_continue=1774&v=6WUw_xRzjio&feature=emb_title nga min 29:00

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close