fbpx
Lajme

Zizek: Kurti më ka treguar se ai nuk ka pasur kurrë konflikt me të burgosurit serbë

Filozofi slloven Slavoj Zizek, me të cilin Kurti ka kontakte edhe personale dhe ka biseduar me të disa herë lidhur me çështje politike të Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor ka dhënë një intervistë për median serbe N1, ku ka folur rreth Kurtit si politikan dhe rreth qasjes së tij ndaj Serbisë dhe serbëve, shkruan Gazeta Metro.


Ai në intervistën e tij për N1 është shprehur se Kosova mund të jetë model, por gjithashtu ka zbuluar një histori të cilën thotë se Kurti ia ka treguar atij për kohën sa ai ishte në burg.

Zizek shprehet se Kurti i ka treguar që në burg me të ishin 200 të burgosur serbë dhe tetë shqiptarë dhe se ai kurrë nuk ka pasur asnjë konflikt me të burgosurit serbë.

Kosova mund të jetë një model, jo që modernizimi të pranohet si rezultat i një presioni. E pyeta Kurtin si i shikonte ai serbët, dhe ai më tregoi një histori të mrekullueshme – kur ai ishte në një burg me dyqind të burgosur serbë dhe tetë shqiptarë, ai kurrë nuk kishte asnjë konflikt me të burgosurit serbë. Të gjithë e mbrojtën njëri -tjetrin. Kurti nuk ka asnjë problem me Serbinë si e tillë, por me një vizion të caktuar politik”, beson Zhizhek, dhe shton se në atë vizion politik nuk është vetëm Aleksandër Vuçiq, por edhe Edi Rama, si dhe disa të tjerë për të cilët thotë se Albin Kurti arriti t’i ‘largojë nga skena politike.

Intervistën për N1 mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Se Kurti gëzon një raport të mirë me filozofin Zizek dhe se Zizek e përkrah Lëvizjen Vetëvendosje e dëshmon një postim në Facebookun e Kurtit në vitin 2020 pas një bashkëbisedimi virtual me Zizek.

“Me filozofin slloven Slavoj Žižek për një orë e gjysmë bëmë zoom në çështje të ndryshme. Diskutimi ynë lëkundej porsi lavjerrës midis praktikimit të teorive politike dhe teoretizimit të praktikave qeveritare. Žižek është njohës i mirë edhe i historisë e politikës në rajon, si dhe i dinamikave të brendshme të shteteve të Ballkanit. Përvoja nga qeverisja jonë katërmujore dhe perspektiva e rikthimit të afërt, ndryshimet në ShBA dhe sfidat e BE-së, e deri te strategjitë e navigimit dhe ndërhyrjes të së majtës në botë, ishin tema të këtij bashkëbisedimi virtuel. Orientimin, programin dhe qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përveçse i përkrahë pa rezervë, Žižek njëkohësisht i sheh edhe si modelin adekuat politik e shoqëror për t’u ballafaquar me popullizmin e ekstremit të djathtë që vazhdon të jetë në rritje në kohën tonë. Žižek u zotua për mbështetjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të gjitha format që ai mund të kontribojë.”, shkruante Kurti.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close