fbpx
Lajme

Zogaj: Prapaskenat, Ahmet Krasniqi u shpreh i gatshë̈m t’i jap pozitë̈n e ministrit Demaҫit

Zyrtari i LDK-së, bashkëpunëtori i Fehmi Aganit dhe më pas edhe mik e bashkëpunëtor i kolonelit, Ahmet Krasniqit, Skender Zogaj ka folur rreth vrasjes së tij. Zogaj në një intervistë për “Bota sot” ka folur për raportet e kolonelit Krasniqi me komandantin, Adem Jashari. Zogaj tutje ka thënë se kolonel Krasniqi ka parandjerë shpesh vdekjen, duke cituar kështu edhe fjalët e tij.

“Bota sot”: Ju keni deklaruar se Ahmet Krasniqi ishte i gatshëm t’ia jap pozitën e ministrit Adem Demaҫit. Pse pikërisht atij?

Zogaj: Po, unë kam deklaruar sepse jam dëshmitari, që Koloneli e ka theksuar Adem Demaçin për ministër të mundshëm, ndërsa ka insistuar që ta ketë vetëm komandimin e forcave të armatosura, që ishte fahu profesional i tij. Dhe jo vetëm fjalë, këtë e ka theksuar edhe në takimin në Osllo, ku ka kërkua unifikimin ushtarak dhe marrëveshje për ndarjen e përgjegjësive!  Përcaktimi për Demaçin është mbështetur nga konsiderata për vuajtjet, por edhe sepse, Demaçi në atë ditë nuk zgjidhte mënyrë as mjete për t’u faktorizuar në kupolën e luftës!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close