Epilogu

Zogaj: Prej largimit të Thaçit e Veselit, Kurti e Osmani e krijuan Edi Ramën si kundërshtar

Shkruan: Petrit Zogaj

Qe prej largimit nga skena politike e Thacit, Veselit dhe deri dikund e Mustafes, LV, Kurti e Osmani kane qene ne kerkim aktiv te nje kundershtari politik, qe do te personifikonte keta tre te lartpermendurit. Meqe brenda Kosoves nuk gjete nje figure te tille, e krijuan Edi Ramen si targetin me te pershtatshme per nje ”armik” te forte te tyre. Per mbajtjen gjalle te narracionit te brendshem te tyre-qe keta po perpiqem me e mbrojte Kosoven, por te tjeret po i pengojne, zgjodhen nje kryeminister te nje shteti tjeter. Prej momentit qe donin tei’a humbnin zgjedhjet ne Shqiperi, e deri tek diskursi i viteve te fundit qe Rama eshte ne funksion te Serbise. Pra, per interesa te tyre te brendshme politike, zgjodhen me e portretizu Ramen, si kryeminister te nje vendi anetar te NATO-s, si te keqen e vetme qe kjo dyshe po perballet ne Kosove.

Exit mobile version