fbpx
Lajme

Zogaj: Takimi me Zahirin, “stani”, i kam dalë një makine përpara që të vdes aty

“Më 27 janar 1997 është arrestuar Nait Hasani. Naiti është arrestuar pasi është ndarë nga babai i tij dhe është nisur në drejtim të shtëpisë së bashkëshortes së tij”, ka treguar Zogaj.

“Më pas, për fatin e tij, deri më 30 janar nuk kemi ditur asgjë. Diku rreth orës 7 kam shkuar tek shtëpia e Xheladin Gashit (më 30 janar) pasi më ka thënë se duhet të bisedojmë se si të vazhdojmë veprimtarinë. Aty ka qenë edhe Sokol Bashota. Unë e kam pasur për detyrë që ta njoftojë Zahirin, gjegjësisht Ismetin atëherë”, ka thënë Zogaj.

“Ai thotë se ka dëgjuar nga mediat kroate aso kohe se Nait Hasani është dërguar në spital pa ndjenja. Me të dëgjuar lajmin, kam shkuar tek Plaku dhe kam kërkuar nga ai t’më lejoj të shkoj në spital e të shoh nëse ka mundësi ta marr Naitin”, ka treguar më tej ai.

“Kah ora 10 ose 11 e kam thirrur në telefon Zahirin. Më ishte thënë që t’i them Zahirit që t’i thotë Ismetin a ka mundësi që të takohemi në Malishevë për ta takuar atë vajzën që më kishe thënë. Ky ishte kod që të takoheshim për të biseduar për veprimtarinë tonë”, ka rrëfyer Zogaj.

Zogaj ka treguar se si i kishte telefonuar Zahirit dhe ia ka përcjellë porosinë e “Mustafës”, që ishte pseudonimi i Sokol Bashotës.

“Detyra ime ka qenë që t’i tregoja Zahirit se Naiti ishte kapur”, ka thënë Zogaj.

“Ia kam pasur lakmi Zahirit dhe Naitit atë kohë dhe doja të isha si ata në të gjitha aspektet”, ka shtuar Zogaj.

Më tej tregon Zogaj për takimin me Zahir Pajazitin në stacionin e autobusëve dhe tregon se si kanë zhvilluar një bisedë 5-minutëshe.

“I kam treguar për Naitin që është i burgosur. I kam treguar se takimi në Malishevë është për këtë arsye”, tregon Zogaj, duke rrëfyer edhe kode tjera që kishin për takimin në Malishevë.

“Në momentin që kam dalë në rrugën kryesore, për një moment më kanë shkuar sytë dhe e kam parë një femër që ka marrë një shenjë nga dikush që të veprojë. Rreth një metër pa mu afruar, ka ulur kokën dhe ka nisur të ecte në drejtim timin”, ka treguar Zogaj, duke thënë se ka qenë e planifikuar që të kapej nga policia, por, “në momentin që kam dëgjuar fjalët ‘Stani, policija’, unë i kam dalë një makine përpara që të vdes aty e të mos bie i gjallë në duart e tyre”.

Por, thotë se shoferi ia ka dalë që të frenojë dhe ky kishte shpëtuar. Megjithatë, tregon të ketë ikur nga policia deri në një pikë, por që në një moment nuk ka mundur t’iu ikte dhe ishte kapur dhe rrahur nga katër persona.

“Më pas ka ardhur një makinë dhe më kanë futur një qese në kokë dhe më kanë dërguar në stacion”, ka thënë Zogaj.

Zogaj tregon se si policia kishte pasur transkripitin e bisedës së tij me Zahirin, por që në telefonatën e tyre ishin përmendur emra të rremë, ndërsa thotë se ata e kanë ditur se biseda e tij është zhvilluar pikërisht me Zahirin, megjithëse atij i është drejtuar si “Ismeti”.


Ish anëtari i Shtabit Operativ të UÇK-së, Bislim Zogaj, thotë se kur ka “kapur pushkën për ta luftuar Serbinë”, ishte matur mirë se edhe mund të vritet. Por, shton se nuk ka pritur që të akuzohet për vrasjen e heronjve të kombit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close