I ftuar në intervistën me Fidan Jupollin në Express, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka folur rreth projekteve për ndërtimin e autostradave në vend.
Lekaj është zotuar se autostrada ‘Arben Xhaferi’, do të përfundohet në fund të vitit 2018. Ai ka deklaruar se segmenti i dytë i kësaj autostrade që shkon deri në Bibaj të Ferizajt do të lëshohet në muajin dhjetor të këtij viti.
Ndërkohë që i gjithë projekti sipas Lekajt do të përfundojë më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm.
“Disa autostrada do të përfundojnë në vitin 2018 sic është autostrada e ‘Arben Xhaferit’, segmenti i dytë deri në Bibaj do të lëshohet në muajin dhjetor ka fundi i dhjetorit këtë vit. Ndërsa ën vitin 2018 në qershor do të bëhet segmenti i tretë. Saktësisht autostrada ‘Arben Xhaferi’ do të përfundoj më 31 dhjetor 2018. Në dhjetor të vitit 2018 do ta verifikoni se do të përfundojë kjo autostradë”, ka thënë Lekaj.