fbpx
Lajme

Zv.ministrja Elezi: 72 projekte kapitale për kushte më të mira jetese nëpër komuna

Kopshte për fëmijë, ndërtesa publike, rrjet rë ujësjellësit, rrugët lokale – janë pjesë e investimeve kapitale të realizuara gjatë vitit të kaluar, përmes projektit të përmirësimit të shërbimeve komunale të realizuara nga Ministria e financave. Sipas të dhënave të njësisë së projekteve në Ministrinë e financave, nga qershori 2017 deri në qershor 2018, janë realizuarë 72 projekte kapitale në 41 komuna, vetëm përmes këtij projekti.

Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale ose MSIP synon të përmirësojë kushtet e jetesës në të gjitha komunat , përmes projekteve kapitale për furnizimin me ujë, kanalizim dhe grumbullim të ujërave të zeza, efikasitet energjetikë, infrastruktura rrugore lokale, shërbimet komunale, ndërtimin e kopshteve, tregjeve të gjelbërta, infrastruktura në zonat industriale etj. Vitin e kaluar, mijëra qytetarë në Maqedoni morën shërbime më të mira nga komuna e tyre. Këto janë dhjetëra kilometra rrugë lokale të reja ose të rindërtuara, rrjeti i ujësjellësit i ndërtuar ose rikonstruar, rikonstruim të shtratit të lumit, kopshte, qendra kulturore, ndërtesa komunale, etj.

Projekti mbështetet nga Banka Botërore me një fond total prej 81.1 milion euro dhe një grant IPA për zhvillimin rural nga BE-ja në vlerë prej 14.6 milion euro. Shërbimet më të mira për popullatën lokale janë detyrë e autoriteteve lokale në Republikën e Maqedonisë. Furnizimi me ujë, shërbimet komunale, ndërtesat shkollore – komunat kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të të gjithë vendit. Banka Botërore ka mbështetur autoritetet lokale që nga viti 2009 përmes projektit të përmirësimit të shërbimeve komunale, i cili mbështet nevojat e komunave për të investuar në projekte kapitale. Programi ofron rezultate jo vetëm në sigurimin e fondeve për financimin e investimeve kapitale dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale, por edhe në ndërtimin e kapaciteteve lokale. Ne dëshirojmë që komunat të jenë në gjendje të zhvillojnë veten, të tërheqin investimet dhe të krijojnë vende pune përmes zbatimit të shërbimeve komunale lokale – tha Marko Mantovanelli, drejtor i Bankës Botërore për Maqedoninë.

Hyrja në BE është një detyrë për të gjithë – për Qeverinë, por edhe për qytetarët dhe komunat. Komunat kanë nevojë për burime financiare dhe infrastrukturore. Me këtë Program, BE ofron mbështetje të madhe për 78 nga 81 komuna, me infrastrukturë bazë nga furnizimi me ujë deri tek trajtimi i mbeturinave, nga shkollat deri te rrugët, nga rrugët rurale deri te qendrat kulturore. Të gjitha këto janë përfitime për popullsinë rurale dhe për të rinjtë që të qëndrojnë atje – theksoi Nikola Bertolini, Shefi i sektorit për bashkëpunim të delegacionit të BE-së në Maqedoni.

Në gjashtë muajt e ardhshëm, në kuadër të këtij projekti, do të fillojnë 27 investime të reja kapitale në 22 komuna. Projektin e përmirësimit të shërbimeve Komunale, ndër komunat tjera që financohen janë dhe Komunat: e Tetovës Rikonstruim i rrugës nga Kalaja deri në fshatin Sellcë, Projekt për rekonstruimin e Bulevardit Ilinden dhe ndërtimi i bulevardit Vidoe Smilevski Bato, komuna Butel rikonstruim i rrugës lokale në Vizbeg, Кërcovë Ndërtimi i ujësjellësit në Stomishtë e epërm,Strugë Ndërtim i kanalizimit fekal për f.Frangovë, Kumanovë adaptim në Shkollën fillore Jeronim De Rada,Plasnicë Ndërtimi për rikonstruim e rrugës lokale në Pllasnicë, ndërtimi i në pjesë në rrugën lokale Pregllov, rekonstruim i rrjetit të furnizimit me ujë në Lisican, stacion klori dhe riparim të rezervoarit, Gostivar ndërtim i rrugës lokale në f.Tërnovë dhe f.Padalisht dhe asfalltimi i rrugës lokale në F.Forinë -f.Cajlë e vjetër , ndërtimi i rrugës lokale f.Turcan i vogël dhe f.Turcan i Madh, , Vrapcishtë ndërtim i stacionit filtrues për ujë të pijshëm në ujësjellësin lokal për fshatin Negotinë dhe stacioni filtrues për ujë të pijëshëm në ujësjellësin në fshatin Dobërdoll,

Zhelina projekt për rikonstruimin e rrugës lokale në fshatin Grupçin, Projekt për rikonstruimin e rrugës lokale në fshatin Novo Sell, Projekt për rikonstruimin e objektit shkollor në fshatin Pallatic , SHF Fan Noli – Trebosh, dhe komuna tjera si në Mavrovë dhe Rostushë, Cucer Sandevë, Tearcë , Studenican etjera, këto projekte janë në fazën e përgaditjes së dokumentacioneve shtesë konform MSIP2, këto projekte janë të aplikuara që me thirrjen e fundit në tetor 2016 dhe janë investime në vijim Këto janë projekte reale me vlera reale për qytetarët, theksoi zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close