fbpx
Lajme

Zv.ministrja Elezi takon ministren shqiptare për ekonomi dhe financa, Anila Denaj

Zëvendës ministrja e financave Dr. Shiret Elezi në kuadër të konferencës së OECD që mbahet në Paris ka realizuar një takim pune edhe me ministren shqiptare për ekonomi dhe financa znj. Anila Denaj.

Gjatë takimit me ministren Denaj, zëvendës ministrja Elezi ka diskutuar përvojën e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë në sferën e ekonomisë dhe financave, bashkëpunimin në nivel shtetërorë si dhe projektet e ardhëshme të cilat janë me rëndësi të madhe për të dy vendet përfshirë këtu edhe ndërtimin e rrugës së Arbërit që lidh dy vendet dhe është shumë me rëndësi pasiqë kalon në Koridorin 8.

Zëvendës ministrja Elezi gjithashtu ka diskutuar me ministren Denaj lidhur me masat dhe reformat të cilat i ka ndërmarë Republika e Maqëdonisë së Veriut sa i përket sferës së taksave, tatimeve, doganeve etj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close