Epilogu

Zyba për përgjimet: U siguruan përmes Radojiçiqit nga njerëz që kanë bërë biznes me të

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, ka reaguar pas disa përgjimeve të publikuara, e ku dëgjohet shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke komunikuar me Igor Simiqin e Listës Serbe.

Zyba ka thënë se këto materiale janë siguruar “përmes Radojiçiqit” nga njerëz që “kanë bërë bashkë biznes me të” e që sipas tij janë “kundër Vetëvendosjes”.

“Me materiale të Radoijçiqit, që i sigurojnë përmes tij, falë lidhjeve të afërta me të, ata që kanë bërë bashkë biznes e kanë formuar qeveri, bëhen përsëri bashkë. Tash kundër Vetëvendosjes!. Si deri tash kundër shtetit”, ka shkruar Zyba.

Exit mobile version