Epilogu

ZYRTARE: Avdullah Hoti kandidat për kryeministër të Kosovës

Avdullah Hoti është kandidati i ri për kryeministër të Kosovës, pas mbledhjes së LDK-së.

Burime të Ballkani.info mësojnë që tani është vendosur emri i mandatarit dhe ai është Avdullah Hoti.

Isa Mustafa ishte tërhequr i pari nga gara.

Angazhimet politike të deritanishme të Avdullah Hotit:

Gjatë viteve 2006-2007, ka qenë Këshilltar i Lartë i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës.

Gjatë viteve 2008-2009, ka qenë Këshilltar për Ekonomi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës. Për një mandat (2010-2013) ka qenë Nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Nga viti 2006 është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga viti 2010, është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga viti 2011, ka kryesuar Këshillin e Ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në qershor 2014, është zgjedhur Deputet i Kuvendit  të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ka qenë ministër i Financave në Qeverinë e Kosoves.

Nga viti 2017 deri më sot, është rizgjedhur 2 herë deputet në Kuvendin e Kosoves.

Exit mobile version