Kryetari i PDK-së Kadri Veseli i cili e nisi iniciativën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar të Privatizimit, nuk figuron askund dhe nuk gjendet në listën e AKP-së për privatizimin e ndonjë fabrike, lokali apo toke bujqësore, tregon EPILOGU.
Gjithashtu, as ndonjë familjar i tij nuk është i përfshirë në këtë proces të privatizimeve.
Deri tani procesi hetimor ka nxjerrë shumë informacione të panjohura për publikun ku zyrtarë të partive të ndryshme që kanë akuzuar procesin e privatizimeve ishin vet të përfshirë në këtë proces privatizimesh.
Nuk duhet harruar faktin se në procesin e Privatizimit nga të dhënat aktuale del se janë të përfshirë zyrtarë nga të gjitha subjektet politike; përfshirë PDK-në, LDK-në, VV-në, AAK-në, NISMA-n e AKR-në.
Por, emri i Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nuk gjendet në listat e privatizimeve.
Ditë më parë ish kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi tha në Komisionin Hetimor Parlamentar se me ardhjen e Kadri Veselit në krye të Parlamentit AKP ka marrë mbështetje të madhe dhe me iniciativë të Veselit AKP ka liruar pronat e uzurpatorëve.