Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i ka bërë sonte për herë të ditur ministritë që do t’i takojnë kësaj partie nëse arrihet koalicioni përfundimtar me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë se sipas ndarjes 50-50, janë pesë ministri që do t’i takojnë LDK-së nga qeveria që do të përbëhet prej 12 ministrive, shkruan Ballkani.info.
Sipas tij, me VV-në janë marrë vesh që LDK-ja ta drejtojë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.
Këto deklarata Muhaxheri i ka bërë në Dukagjini.
Muhaxheri është shprehur i bindur se koalicioni me VV-në do të arrihet. /Ballkani.info/