Massimo Oddo është emëruar trajner i skuadrës italiane, Udinese
Skuadra e Udineses gjatë ditës së sotme ka shkarkuar trajnerin Del Neri, pas rezultateve jo të mira në fillim të këtij sezoni.
Por, nuk ka vonuar shumë dhe ka njoftuar se trajner i ardhshëm i skuadrës do të jetë ish mbrojtësi i Milanit, Massimo Oddo.
“Ne jemi të lumtur të ju njoftojmë se Massimo Oddo është emëruar trajner i Udineses”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës italiane.
Oddo do të jetë trajner i Valon Behramit, me të cilin kishte luajtur për dy sezone te skuadra e Lazios në periudhën 2005-07.