fbpx
Lajme

Zyrtare: Raporti u bazua në vlerësimet Mytaher Haskukës e familjarjës së Vjosa Osmanit 

Partia në pushtet dhe Qeveria Kurti po lavdërohen në lidhje me progresin e bërë në Sundimin e Ligjit, pas raportit të publikuar së fundi nga “World Justice Project”. 

Kosova për vitin 2022 u radhitet e 57-tanë botë, më keq se më 2020 për 3 pozita (54) dhe më mirë se 2021 për tri pozita (60).

Kjo i ka mjaftuar vartësve që të angazhohen për të shpërndarë sa më shumë se Kosova ka arritur suksese në sundimin e ligjit.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përveç që tha se nuk ka vend për mburrje, ai ka treguar se kush ka marrë pjesë në plotësimin e pyetsorëve të ËJP-së.

Në emrat që ka publikuar ai, del që është edhe anëtari i Kryesisë së VV-së, Mytaher Haskuka. 

Përveç Haskukës, pjesë e listës është edhe tanimë emri më i përfolur, ushtruesja e detyrës së Rektores së Universitetit të Prishtinës, Luljeta Plakolli-Kasumi.

Plakolli-Kasumi u raportua në media se ka lidhje të afërta familjare me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. 

Emra të tjerë në këtë listë janë edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani dhe emra të tjerë nga fusha e drejtësisë. 

Nuk dihet mënyra se si janë përzgjedhur këta persona për plotësimin e pyetsorëve të WJP-së.

Lista e perosnave/zyrtareve qe kane marr pjese ne plotesimin e pyetsoreve nga Kosova: Adrian Islami, Laë Firm Adrian Islami, Alban Krasniqi, Arben Fetahu, Ascend Consulting LLC, Arta Dauti, University of Mitrovica “Isa Boletini”, Bahtir Ismajli, Besfort Rrecaj, University of Prishtina, Besim Tafa, Ehat Miftaraj, Kosovo Laë Institute, Enver Hasani, University of Prishtina, Fatmire Haliti, Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRCT) ,Fisnik Salihu, RPHS Laë, Florentina Grubi Vula, Gjyljeta Mushkolaj, University of Prishtina, Hava Ismajli, University of Prishtina, Ibadete Xhafa-Kuçi, Kosovo Bar Association, Kole Krasniqi, University of Peja, Krenar Loshi, Leonora Beka-Mehmeti, Kalo & Associates, Luljeta Plakolli-Kasumi, University of Prishtina, Mervete Shala, University for Business and Technology, Mytaher Haskuka, University of Prishtina, Nerxhivane Dauti, University of Prishtina, Osman Havolli, Havolli & Partners, Sarande Beqiri, Havolli & Partners, Teuta Beka, Anonymous Contributors.”, është lista të cilën e ka publikuar Miftaraj.

Ndryshe, kryeministri Kurti mbrëmjen e së mërkurës e shfrytëzoi që të lavdërohet për këto statistika, duke pretenduar madje se reformat po i funksionojnë me shpejtësi.

Këtë vit, WJP e ka e ka renditur sërish Republikën e Kosovës të parën në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit. Kosova gjithashtu është rënditur e dyta në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe po funksionojnë me shpejtësi”, ka thënë ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close