fbpx
Lajme

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Kulturës reagon ndaj “Sunny Hill”: Është plan i gatuar më parë

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Bislim Bislimi ka thënë se zhvendosja e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë, “është plan i gatuar shumë kohë më parë”.

Në një deklarim në rrjetin social Facebook, Bislimi tha se posedon informacion për planin e pretenduar të largimit të festivalit “Sunny Hill” nga kryeqyteti i Kosovës.

“Çështja e Sunny Hill, për të ndodhë kështu qartazi është plan i gatuar shumë kohë më parë, këtë e bazoj edhe në informacion por edhe në rreshtimet reaguese në Kosovë dhe në Shqipëri”, tha Bislimi të mërkurën.

“Prandaj mos bëni filma aman. Mos e besoni rrenën si formulë suksesi sepse nuk mbanë gjatë!”, deklaroi ai.

“Sunny Hill” nuk do të organizohet në Prishtinë sivjet. Ky festival do të zhvendoset në Tiranë. Organizatorët kanë fajësuar institucionet e shtetit për dështimin e organizimit në Kosovë.

Deri të martën ka qenë afati që institucionet në Kosovë t’i përgjigjen për dhënien në shfrytëzim të lokacionit.

Në njoftimin zyrtar të Festivalit është konfirmuar se zhvendosja në Tiranë është bërë për shkak të vonesave për përgjigje nga autoritetet për dhënien e lejes së pronës për shfrytëzim.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close