Epilogu

Zyrtari i PDK: Ata që i frikësohen rikthimit të Fatmirit në PDK, qëllim kanë ruajtjen e pozitave

Shkruan: Bujar Cakolli

Diçka rreth rikthimit te Fatmir Limajt ne PDK.

Kohëve të fundit ka një debat në PDK rreth rikthimit te mundshem të Fatmir Limajt ne PDK. Sikurse për çdo çështje tjetër, edhe për këtë temë ka mendime PRO dhe KUNDËR.

Në kohën kur elementi UÇK ka filluar të zbehet mrena PDK-se (arsyeja pse edhe unë jam në PDK), rikthimi i Fatmir Limajt padyshim që do të ndikonte pozitivisht në fuqizimin e PDK-së.

Megjithë gabimin e Limajt kur e ka lëshuar PDK, mendoj se ardhja e tij (pa prejudikuar pozicionin e tij mrena partise), do të ndikonte ne zgjimin e shtresës ma vitale të PDK, e cila për momentin është e fjetur.

Ata që i frikësohen rikthimit të Fatmirit në PDK, qëllim parësor kane ruajtjen e pozitave dhe pushtetit mrena partise, e jo fuqizimin e dhe rikthimin e PDK, si parti e parë në vend.

Edhe krejt në fund, Fatmiri me shokë, PDK minimumi do ti sillte 20 000 vota, çka dyshoj se krejt përforcimet edhe aderimet e kohëve të fundit në PDK mund ti sjellin as 1/4 e tyre.

Exit mobile version