fbpx
Kuriozitete

“16 vjeçarët në Facebook vetëm me lejen e prindërve”, ligji mbërrin në Parlament

“Nëse doni të hapni një profil në rrjetet sociale, merruni leje prindërve.”

Ky është ligji që do të aplikohet për fëmijët nën 16 vjeç në Francë, i cili u paraqit zyrtarisht edhe në Këshillin e Ministrave dhe në parlament. Për të mbrojtur të dhënat personale të të miturve, qeveria franceze ka në plan të ndalojë që fëmijët regjistrohet në një rrjet social, siç është Facebook, pa lejen e prindërve.

Aktualisht sipas kushteve të përdorimit, mosha e kërkuar nga Facebook për të hyrë në platformën e saj është 13 vjeç.

Por në fakt, të rinjtë regjistrohen duke i dhënë moshën e kërkuar nga rregullorja, pavarësisht nëse kanë arritur ose jo moshen.

Si rezultat, prindërit do të jenë ata që do të mbajnë nën kontroll jetën digjitale të fëmijëve të tyre, duke i mbrojtur kështu nga pamjet e dhunshme, ngacmimet, apo rrjetet e përhapura online të pedofilëve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close