fbpx
Lajme

Bashkëshortja e Demaçit: Shqiptarët nuk e vlerësojnë veprën e Adem Demaçit

Një vit pas ndarjes nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi, ai po kujtohet si një njeri i cili i dha shumë kombit shqiptar, por njerëzit e afërt të tij, po vlerësojnë, se kontributi i tij, nuk po vlerësohet mjaftueshëm nga populli.

28 vite i mungoi për së gjalli, e tani flet me fotografinë e tij çdo ditë.

Kështu bashkëshortja e Adem Demaçit, Xhemajlija flet për veprimtarin e çështjes kombëtare që jetën ia kushtoi popullit, duke kërkuar liri.

Shumë po më mungon, gjithnjë me fotografi po flas edhe pak të kishe qëndruar ose me një ditë me pas shkua shumë vështirë, unë e kam adhuruar atë“, thotë bashkëshortja e tij.

Duke kujtuar kohën që bashkëshorti i saj kaloi në burgje, Xhemajlie Demaçi thotë se popullin shqiptar ende nuk e vlerëson veprimtarinë e tij, e një gjykim të tillë ajo e konsideron si të gabuar.

“Kur ka qenë në burg gardianëve iu thoshte unë po e punoj punën time, nuk jam në burg por ju jeni në burg, e ka ruajtur vetën për të jetuar është munduat ta mbaj vetën për të pasur më shumë jetë për punuar për popullin….  28 vite ka qëndruar në burg nuk është e lehtë, kurrë nuk ka folur për tortura për të mos i frikësuar të tjetër. Adem Demaçi është shkollë…. ai tjetër fjalë nuk ka pasur kombi, popull, atdhe… Shqiptarët nuk e vlerësojnë, këtë vetëm i thuan lloj lloj fjale, është shumë gabim..Unë e dua edhe më shumë vetëm se ka qenë patriot dhe që ka punuar për komb”, u shpreh bashkëshortja e Demaçit.

Në këtë përvjetor të vdekjes së tij, Demaçin e kujtoi edhe bashkudhëtari i tij i cili ishte për shumë vite edhe këshilltar i tij, Hakif Bajrami.

Sipas tij, populli shqiptar nuk ka kapacitet ta njoh vlerën e Adem Demaçit.

“Adem Demaçi është babi i shtetit të Kosovës, babai i Shqipërisë dhe pasardhësi më i denjë i Gjergj Kastrotit Skënderbeut. Adem Demaçin e njoh për 31 vite kam qenë këshilltar i tij dhe nuk e di kurrë ai njeriu që do e ketë lënduar ndokënd, populli shqiptar njëherë për njëherë nuk ka kapacitet që ta njoh vlerën e tij, do të nevojiten shekuj e shekuj për t’i njohur meritat, vendimin, burrërinë, trimërinë dhe nivelin shtetëror që kishte…Është obligim shumë i rëndë por i realizueshëm që ne të shkojmë rrugëve të tij, hapave të tij me modesti dhe me vepra ashtu si dinte që t’i bëjë ai”, thotë Bajrami.

Në një vjetorin e vdekjes së veprimtarit, Adem Demaçi, sot është vendosur edhe gurthemeli i shtatores së tij, ku me modelin ideor kanë vërejtje familja e tij.

Kujtojmë që për bindjet dhe angazhimin e tij politik, Adem Demaçi qëndroi 28 vjet i në burgjet e Jugosllavisë. Demaci udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së, me zyrë në Prishtinë. Demaçi ishte edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close