fbpx
Lajme

VIDEO | Në 1992, çfarë i tha Adem Jashari – Hashim Thaçit pas fjalimit të tij në varrimin e një studenti të vrarë

Para pak vitesh ishte botuar libri “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” nga autorët britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Libri biografik përmban jetën private dhe publike të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ndër tjerash, në këtë libër, autorët kanë treguar për veprimtarinë e Thaçit nga lëvizja studentore e deri tek lufta çlirimtare, duke vazhduar në Rambuje e negociata të tjera që e sollën lirinë dhe pavarësinë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi ishte intervistuar nga autorët britanikë dhe kishte folur edhe për marrëdhëniet me komandantin legjendar Adem Jashari.

E admiroja atë që kur isha në shkollën e mesme. Ai ishte i veçantë për mua”, kujton aty Hashim Thaçi, përcjell Demokracia.com.

Në fund të dhjetorit 1991, policia serbe provoi të godiste shtëpinë e tij dhe ai (Adem Jashari), së bashku me vëllezërit, babanë dhe gjithë fshatin u kundërpërgjigjen me armë. Pas kësaj ne takoheshim vetëm në fshehtësi, gjatë kohës që isha prorektor i studentëve, për të diskutuar seriozisht si të organizonim rezistencën nëpër qytete. Gjatë protestave të 1989-ës pashë për herë të parë Adem Jasharin të armatosur gjer në dhëmbë e së bashku hodhëm kokteile molotov mbi automjetet e armatosura të serbëve“, kishte treguar Thaçi për autorët britanikë.

Thaçi tutje kishte treguar sesi në vitin 1992 kishte mbajtur një fjalim në Skënderaj dhe pas fjalimit kishte shkuar tek shtëpia e Adem Jasharit.

Ai (Adem Jashari) ishte një udhëheqës i vërtetë ushtarak, simbol i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, ende e pashpallur. Në maj 1992, një student vritet nga policia serbe në Skënderaj. Dhjetë mijë vetë dolën në funeralin e tij dhe unë mbajta fjalën e rastit si prorektor i studentëve. Nëse represioni vazhdon, kjo do të shpjerë në rezistencë të hapur të armatosur“, u thashë pjesëmarrësve në varrim, kishte treguar Thaçi.

Pas funeralit, Thaçi kishte shkuar te shtëpia e Adem Jasharit, një kompleks i madh që ishte fortifikuar pas sulmit serb pesë muaj më parë.

“Hashim, bëre gjënë e duhur”, më tha ai (Adem Jashari). “Ne duhet të themi të vërtetën haptazi lidhur me luftën, por ki kujdes”, i kishte thënë Adem Jashari pas fjalimit tek varrimi i studentit të vrarë nga forcat serbe. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close