fbpx
Lajme

Prestigjiozja amerikane tregonte se si Ali Ahmeti ishte më i urryeri nga sllavët dhe partner i NATO-s

Ali Ahmeti është politikani qendror në Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për ta dëmtuar atë politikisht, Ali Ahmeti po vazhdon të jetë politikani me më së shumti ndikim në Maqedoninë e Veriut nga kampi i shqiptarëve.

Kryeministri Kurti, ka provuar vazhdimisht, por ka dështuar në të gjitha rastet për të ndryshuar kahjen politike si në Shqipëri, Maqedoni të Veriut ashtu edhe në Luginë të Preshevës.

Mediumi prestigjioz amerikan “The New York Times”, në vitit 2001 i ka kushtuar një shkrim zhvillime në Maqedoni, respektivisht liderit të UÇK-së, Ali Ahmetit.

Pak njerëz e dinë tingullin e zërit të tij, apo edhe se si duket Ali Ahmeti. Ai thuajse përkufizon idenë e liderit gueril në hije, një disident i zbehtë, i thinjur, i cili sot pinte cigare njëra pas tjetrës dhe, me një zë shumë të qetë, kërkoi të siguronte maqedonasit se nëse vjen paqja, ai është një njeri që duhet besuar” fillonte shkrimi i gjatë i New York Times në vitin 2001.

Sipas NYT, Ali Ahmeti ishte njeriu më i urryer në Maqedoni sepse organizoi dhe drejtoi luftën për të rritur të drejtat e shqiptarëve dhe jo për të ndarë shtetin e Maqedonisë.

Z. Ahmeti, 43 vjeç, rrallë jep intervista. Kjo vetëm sa e ka shtuar misterin rreth tij. Ai është, me pak fjalë, njeriu më i urryer në Maqedoni, i fajësuar nga shumica sllave për marrjen e armëve gjashtë muaj më parë, kur vetëm biseda mund të kishte qenë ende e mjaftueshme për t’u fituar shqiptarëve etnikë një pjesë më të madhe të jetës politike të këtij kombi,” shkruante New York Times.

Marrëveshja do ta bënte shqipen një gjuhë “zyrtare” në disa zona të vendit, do të shtonte shqiptarët etnikë në forcën e policisë kombëtare, e cila tani është pothuajse tërësisht maqedonase, dhe gjithashtu do të transferonte pushtetin tek lokalitetet. Të gjitha këto u arritën falë politikës së Ali Ahmetit.

Madje, edhe në shkrimin e vitit 2001 të New York Times, thuhet se për inatin e maqedonasve, Ali Ahmeti është bërë partner i rregullt për negociatat me liderët e NATO-s. Edhe sot, 22 vjet pas këtij shkrimi, Ali Ahmeti mbetet partneri më i besushëm i ndërkombëtarëve, respektivisht amerikanëve. “Por që atëherë, për inatin e maqedonasve, zoti Ahmeti është bërë partner i rregullt për negociatat me liderët e NATO-s. Edhe sot, automjetet me katër rrota me zyrtarë të NATO-s dhe diplomatë të huaj u ngjitën në një rrugë të dheut për në këtë fshat, i cili është i mbushur me guerilas të armatosur, furnizimet e tyre, një spital, një sallë rrëmujë, fëmijë të veshur me ngjyrë të kuqe N.L.A (Ushtria Çlirimtare Kombëtare.” thuhej ndër të tjerash në shkrimin e New York Times në vitin 2001.

Shkrimi i plotë: https://www.nytimes.com/2001/08/16/international/ethnic-albanian-leader-pledges-to-disarm.html?fbclid=IwAR1jCGJicRs3RcdbEb7Bgms7HY7VDP5ge48UtoxLk3VTiH6m-2w-5j84Ktc_aem_AVzOg5ozssXJU_zJvvLbqr7H4J3M2Kaxi9yttZbZS_I7y6z1eVAkVy5gdO-HqdfVNc8

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close