fbpx
Lajme

Grenell në podkastin e Donald Trump Jr, citon presidentin Biden: Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës

Janë në linja të kundërta politike, por kjo nuk e ndalon që ta citojë kur përmendet ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.


Bëhet fjalë për emisarin e ShBA-së, Richard Grenell, njëherit njeriu më i besueshëm i presidentit të 44 të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Grenell kësaj radhe ishte i ftuar në podkastin e Donald Trump Jr, ku foli për gjithçka rreth procesit në Hagë, përkatësisht dyshimeve të prokurorit Smith e më pas edhe dorëheqjes së tij nga procesi.

Veç kësaj, Grenell etiketoi Hashim Thaçin me “njeri i madh”, duke cituar më pas edhe kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë.

“Hashim Thaçi është një njeri i madh. Po e citoj këtu vetë presidentin aktual, Joe Biden, kur vite më parë tha se Thaçi është George Washington i Kosovës”, pohoi në hyrje të podkastit Grenell.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close