fbpx
Lajme

“Escobari i Ballkanit” kishte edhe kompani “security”? Policia i heq licencën

Pas sekuestrimit të disa pronave dhe aseteve në kuadër të ligjit antimafia, tashmë kompanisë “Balili-KO” i janë hequr edhe licencat për Shërbim Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF), pasi kjo kompani kishte kontrata me disa institucione të shtetit.

Burime të sigurta nga Policia e Shtetit i konfirmuan “tvklan .al” faktin e heqjes së licencës disa ditë më parë.

Ligji “antimafia” parashikon që në rastet kur një shtetas ka një pasuri të ngritur nga burime kriminale, atëherë kjo pasuri sekuestrohet dhe pjesë e hetimeve bëhen edhe familjarët e afërt të personit.

Ndër asetet e sekuestruara janë resorti “Santa Quaranta”, apartamente të ndryshme, troje e toka bujqësore, të cilat në pronësi të vëllezërve Balili.

Kompania “Balili-KO” kishte siguruar kontrata për ruajtjen dhe sigurinë fizike të disa institucioneve shtetërore në Sarandë, dhe në këtë kuadër, Policia e Shtetit në vijim të hetimit pasuror dhe ligjit antimafia i ka shfuqizuar licencat e dhëna.

Kelment Balili është nën hetim nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë dhe të Greqisë, për trafik ndërkombëtar droge dhe vepra të tjera penale që lidhet me këto trafiqe.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close