Reperi i njohur 2 Ton ka publikuar projektin e tij më të muzikor.
“Melisa” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është mjaft ritmike dhe përshtatet me stinën e verës.
Kënga trajton një temë dashurie, dedikuar kryesisht për vajzat me emrin ‘Melisa’.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube me një klip mjaft veror, në të cilin 2 Ton vjen mjaft me stil si çdo herë tjetër.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit XL Films.
2 Ton është mjaft i angazhuar në punën për projektet e reja, gjersa pritet të jetë mjaft aktiv gjatë verës në koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.