Pikërisht më 29 maj të vitit 1990 përleshjet ndërmjet tifozëve të Dinamos së Zagrebit, të njohur si “BBB” dhe të atyre të Crvena Zvezdës së Beogradit, të njohur me nofkën “Delije” kanë shënuar rrënimin e ish-Jugosllavisë.
Në ditën e sotme para 29 vjetësh kishte ndodhur e njohura si “Rrahja e Maksimirit”, që shumëkush e kishte karakterizuar si fillimin e rrënimit të ish-RSFJ-së, përderisa CNN ndeshjen ndërmjet Dinamos dhe Crvena Zvezdës e kishte futur në mesin e pesë ndeshjeve të futbollit që e kanë ndryshuar botën.
Ndeshja, e cila kishte përfunduar para se të fillonte, u bë e famshme për sulmin fizik të kapitenit të Dinamos, Zvonimir Boban ndaj policit Refik Ahmetovic, i cili më vonë kishte deklaruar se kolegët i kishin kërkuar atij ta përdorte armën, por ai kishte refuzuar.