“BEOGRADI NUK KA PUSHTET EFEKTIV NË KOSOVË”
Në deklaratën për gazetarë pas takimit me kryetarin e Francës Emmanule Macron, kryetari serb Aleskandar Vuçiq ka thënë se për fat të keq, Beogradi nuk ka pushte efektiv në Kosovë, transmeton Koh.net.
Për këtë shkak, ka shtuar dhe Serbi nuk ka mundur ta shikojë vendin ngjarjes së vrasjes së Oliver Ivanoviqt në veri të Mitrovicës dhe nuk ka pasur të drejtë t’i udhëheqë hetimet, porse ato i kanë bërë autoritetet e Prishtinës.
, siç përcjell “blic” i Beogradi t, ka deklaruar se organet serbe javëve të fundit, megjithatë kanë përparuar në hetimet rreth vrasjes së liderit të Iniciativë qytetare SDP.
Vuçiq është i bindur se do të bëhet çdo gjë që ky rast të zgjidhet, sado që aktualisht ende nuk ka persona të dyshimtë për këtë krim.
“Të gjitha shënimet ia kemi dhënë Prishtinës dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në çdo moment pasi kjo për ne është çështje shumë e rëndësishme. Kemi kërkuar nga disa shërbime të huaja xhirime satelitore ku janë fshehur vrasësit, por na kanë thënë se nuk mund të përdoren për asgjë pasi ka pasur mjegull . Përkundër kësaj, ne kemi kërkuar t’i kemi, por nuk na janë dhënë”, ka thënë Vuçiq.