fbpx
Lajme

Ushtria dhe UDB shkëmbyen 3 dokumente për ta kapur Thaçin të gjallë, “blinduan kufirin”

Marrëveshja e Rambujesë konsiderohej goditje e madhe për Serbinë. Pas saj filluan bombardimet e NATO-s. Por, pas marrëveshjes Serbia kishte bërë plan për ta kapur liderin e UÇK-së z. Hashim Thaçi. 

Po ju sjellim detajet dhe prapaskenat të cilat i kishte thënë Thaçi në disa mediume por i kishte përmbledhur gazetari Blendi Fevziu në librin e tij

“Kufirin e kaloi vetëm në ditën e tretë. Dy ditët e para tentativat dështuan dhe të tretën, arriti të ndërronte drejtimin dhe të kalonte aty ku nuk e prisnin. Serbët kishin shtuar përforcimet në kufi. Ata e dinin se Hashim Thaçi, ndryshe nga pjesa tjetër e delegacionit, po tentonte rrugën që e dinte më mirë, por që ishte edhe më e rrezikshmja, kufirin…! Në Kosovë kishin vendosur që kufiri të kontrollohej rreptë. Kishte informacione se Thaçi do të hynte në këmbë, dhe kapja e tij shihej si një fitore e madhe për Beogradin. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Shefi i Shërbimit Sekret kanë shkëmbyer për këtë çështje së paku 3 dokumente, që janë botuar më pas në shtypin serb. Thaçi arriti të kalojë vetëm ditën e tretë. Dy ditët e para rrugët qenë të zëna. Nuk kishte siguri as në brendësi të territorit të Kosovës. Udhëtimi zgjati afro 24 orë dhe ai nuk e dinte, që ndërsa kalonte kufirin, në UÇK po ndodhnin zhvillime të mëdha dhe me peshë në të ardhmen…”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close