fbpx
Lajme

Mytaher Haskuka e financoi biznesin e babës me parat e komunës (DOKUMENT)

Asamblistja e Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Sherife Balaj, ka publikuar një listë në të cilën konfirmohet dërgesë parash të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, ndaj biznesit të babait të tij, Daver Haskukës.

Shuma e parave nuk tregohet në listën në fjalë, mirëpo tregon për konfirmim bankar nga komuna në konton e biznesit të babait të të parit të Prizrenit.

Asamblistja në fjalë, listën e ka publikuar në ‘Facebook’-un e saj, teksa i ka thurur vargje komunës ku vepron.

“Bylbyl, ky shekull or e çast ndrrohet:
Bijnë poshtë të gjallet, e të vdekurit çohen;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Prizren mbahu sepse kjo ka me shku!”, ka shkruar ajo, teksa ia ka bashkëngjitur fotografinë e listës.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsherife.balaj1%2Fposts%2F4971900012828031&show_text=true&width=552&height=647&appId

Haskukës më parë iu është ngritur kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Më poshtë gjeni edhe listën e përfituesve të subvencioneve nga Komuna e Prizrenit. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close