Sadriu: Përuruam finalizimin e muralit të “Mirës” si përmbyllje e projektit Rinia për Gratë
![](https://epilogu.com/wp-content/uploads/2020/12/129839542_422110005621603_6978848125844622260_n-800x445-1-780x405.jpg)
Kordinatorja e kampanjës “Rinia për Gratë” në Ferizaj, Vanesë Sadriu ka njoftuar se është përuruar finalizimi i muralit të “Mirës” së UÇK-së si përmbyllje e kampanjës “Rinia për Gratë”.
“Sot bashkë me familjarët e dëshmorës së Hyrë Eminit – Mirës përuruam finalizimin e muralit të Mirës si përmbyllje e projektit Rinia për Gratë” ka shkruar ajo në facebook.
Kjo metodë shtëpiake do të vrasë prostatitis në vetëm 3 ditë
Gjithëashtu Sadriu ka falenderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur, kritikuar, këshilluar apo kanë vlerësuar gjatë kësaj kampanje.
“Duke pranuar këshillat dhe kritikat e gjithë juve që keni shprehur interesim dhe keni vlerësuar angazhimin tonë në këtë projekt, e ripunuam në kordinim me familjarët e Mirës! Faleminderit. ” ka shkruar ajo.
Liria ka emër – Hyrë Emini
![](https://epilogu.com/wp-content/uploads/2020/12/128981025_996431597434159_4327665757467136254_o-1024x747.jpg)