fbpx
Lajme

Jahja Kokaj pas emërimit të mbesës: Nuk e kam parë vëllaun që 1 vjet

Fadile Dyla, vajza e vëllait të deputetit Jahja Koka, është emëruar ushtruese e detyrës së sekretares në Ministrinë e Arsimit.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, më 25 maj të këtij viti, e ka emëruar në këtë pozitë mbesën e deputetit Koka.

Vendimi i saj ka ardhur pasi ish-U.D. Sekretarit, Agim Bërdyna i kishte kaluar mandati si ushtrues detyre.

Lajmin atë ditë e kishte konfimrmuar Ministria e Arsimit, shkruan Gazeta Insajderi.

Jahja Koka i Vetëvendosjes i cili prej dy mandatësh është deputeti në Kuvendin e Kosovës, ka thënë s’e nuk ka gisht në emërimin e mbesës së tij.

Ai ka thënë se pavarësisht që merret me çështjet shkencore dhe arsimore, nuk ka ndikur që mbesa e tij ta merr k♪7të pozitë të rëndësishme brenda ministrisë.

“Shikoni unë jam në moshë edhe prej kohës së pandemisë unë nuk kam shkuar tek vëllai, nuk kam qenë prej para pandemisë qe një vit e gjysmë nuk kam qenë fare, që një vit jam kyç në politik, dmth nuk e kam pa as vëllain e as Fadilen prej asaj kohe, unë sot e kom marre vesh. Absolutisht unë jo vetëm që nuk kam gishte aty, por unë sot e kam marrë vesh që ajo është emëruar në pozitë të tillë”, ka thënë tutje Koka.

Gazeta Insajderi për krejt këtë çështje e ka kontaktuar edhe sekretaren në detyrë, por e njëjta ende nuk ka kthyer një përgjigje.

Ndryshe, Dyla prej kohësh ka qenë punonjëse e Ministrisë së Arsimit, por që së fundmi është emëruar ushtruese e detyrës në dikasterin e udhëhequr nga Nagavci e Vetëvendosjes./Gazeta Insajderi

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close