fbpx
Lajme

Trump shkarkon shefin për media, pas vetëm 10 ditësh


Shefi për media i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci, është shkarkuar nga posti i tij, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Largimi i tij vjen vetëm 10 ditë pasi ai u emërua në këtë detyrë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. 
Ish-financieri, i cili ishte emëruar në detyrë të premten e kaluar, ka ngjallur kritika të ashpra, pasi ka folur me banalitet për kolegët e tij, në një intervistë të dhënë ditë më parë, transmeton Gazeta Express.

Shefi i stafit të Trumpit, Reince Preibus, dhe zëdhënësi i tij, Sean Spicer, që të dy kanë dhënë dorëheqje ditë më parë nga postet e tyre, pas emërimit të Scaramuccit si shef për media i Shtëpisë së Bardhë. /Express/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close