fbpx
Lajme

PSE KOSOVA NUK KA KARTON TË GJELBËR DHE PSE PO VAZHDON TË “PLAÇKITET” DIASPORA?

Edhe sivjet, sikurse viteve të kaluara, mërgimtarët që vijnë me vetura në Kosovë, detyrohen të paguajnë në kufij sigurimin e detyrueshëm të automjetit, që është si haraç që mërgimtarët duhet t’ia paguajnë vendit të origjinës.

Për Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), ky sigurim “ekstra” paguhet pasi Kosova nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila rrjedhimisht e ka pamundësuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane që siguron Kartonin e Gjelbër, si policë ndërkombëtare e sigurimeve kufitare për shtetet e Evropës.

Mirëpo, pse Kosova ende nuk ka Karton të Gjelbër?

Në qershor të vitit 2001 ishte marrë një vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Byrove në Gjenevë për ta instaluar një model të veçantë për Kosovën për kartonin e gjelbër. Ky vendim nuk u shfrytëzua kurrë dhe nuk u bë asnjëherë publik.

Në shtator të vitit 2011, Byroja Kosovare e Sigurimit njoftoi se më 30 shtator 2011 ka paraqitur kërkesën për aplikim në Këshillin e Byrosë për Karton të Gjelbër. Ajo njoftoi gjithashtu se nga ky institucion është kthyer një përgjigje pozitive, duke dërguar edhe pakon me pyetësorin për aplikim në KBKGJ, të cilin duhet ta plotësojë BSK-ja dhe ta dërgojë në Bruksel para 28 tetorit të vitit 2011. Se çfarë ndodhi më pas nuk ka njoftime konkrete.

Në fillim të muajit prill të vitit 2014, Këshilli i Byrosë Evropiane ishte pajtuar që të lejojë shitjen e kartonit të gjelbër për Kosovën, por marrëveshja nuk u finalizua për shkak të refuzimit nga kompanitë e sigurimit në Kosovë.

E për këto polisa të sigurimeve që po detyrohen të paguajnë vazhdojnë të ankohen vit pas viti mërgimtarët. Ata konsiderojnë se Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) po u merr haraç atyre.

Hilmi Gashi jeton në Zvicër dhe çdo vit vjen në Kosovë në pushime. Kësaj radhe ai ka vendosur që të kryejë pushimet në Himarë e pastaj të kthehet përmes kufirit në Morinë në Kosovë.

Por aty thotë se priti gjatë dhe u detyra serish të paguajë sigurimin në mungesë të kartonit të gjelbër, e të cilin e quaj “haraç vjetor”.

“Sot ne kufirin e Kosovës në Morinë: Rendet e gjata të pritjes para sporteleve të agjencive të sigurimeve për të paguar „haraçin“ vjetor|”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook duke postuar një fotografi ku shihet tollovia e mërgimtarëve që presin për të paguar në sportel sigurimin në kufi.

“Unë nuk kam prit shumë sot, sepse jam kthye prej pushimeve prej Himarës. Sigurimin e kam be me 10.7. Por sot Kur erdha ne kufi kish tollovi si ne rruge ashtu edhe para sporteleve, vapa shumë e madhe dhe  Njerëzit e lodhur prej rrugës, prapëseprapë u treguan shumë të durueshëm. Haraç“ sepse nuk është i nevojshëm, po të rregullohej çështja me ane të kartonit të gjelbër. Ne Evrope vetëm Kosova nuk e njeh këtë Karton”, kaq thënë Gashi përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Byroja Kosovare e Sigurimeve, sipas tij është institut i licencuar nga Banka Kombëtare dhe duhet t‘i jap dikujt llogari për këto miliona Euro të realizuara per një vit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close