Lajme
Zv.Kryeministri i cili ende nuk di të shkruaj pa gabime (FOTO)
Zv.Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh Ministri i Jashtëm z. Behgjet Pacolli, siç duket nuk i ka punët mirë me gjuhën shqipe.
Ai në një status në profilin e tij në facebook e ka uruar vëllaun e tij z. Selim Pacolli për nder të datëlindjes së tij.
Në dy fjali të shkurtëra, z. Pacolli ka bërë shumë gabime drejtshkrimore.
Vlla – Vëlla
Fizikishtë – Fizikisht
Gjithëmonë – Gjithmonë
Shpirtërishtë – Shpirtërisht
Sëbashku – Së bashku
Nuk është hera e parë që z. Pacolli gabon gjërat elementare të gjuhës shqipe. /epilogu/