fbpx
Lajme

EKSLUZIVE: Shpallet Konkurs në Universitetin “Kadri Zeka”, ndërsa emrat e të pranuarëve dihen paraprakisht

Universiteti “Kadri Zeka”, nëpërmjet webfaqes së saj ka publikuar Shpalljen e Konkursit për disa pozita.

Ndër pozitat të cilat janë shpallur janë edhe pozitat si; Zyrtar i Prokurimit, Zyrtar për Mësim dhe Asistent Administrativ https://www.uni-gjilan.net/wp-content/uploads/2018/04/Konkurs-në-Gjuhën-Shqipe.pdf

Me 1 tetor 2017, në pozitën Koordinator i Mësimit Praktik me marrëveshje për shërbime të veçanta, Pa Konkurs Publik, u emërua z. Xhevat Bekteshi, i cili ishte Shef i Kabinetit të z. Bajram Kosumi, në kohën sa ky i fundit ishte Kryeministër.

6 mujori i parë pa konkurs, përfundoi në mars të vitit 2018. Pas presionit mediatik të gazetës BLIC https://gazetablic.com/bajram-kosumi-e-puneson-pa-konkurs-bashkepunetorin-e-dikurshem-sa-ishte-kryeminister/, Sekretari i Universitetit “Kadri Zeka”, si udhëheqës i administratës, me datë 30 prill 2018 u detyrua të shpall konkurs për këtë pozitë. https://www.uni-gjilan.net/wp-content/uploads/2018/04/Konkurs-në-Gjuhën-Shqipe.pdf

Burimet e redaksisë tonë brenda Universitetit tregojnë se VENDIMIN për shpalljen e këtyre pozitave – me Kontratë Mbi Vepër e ka marrë Rektori i Universitetit dhe jo Sekretari i Përgjithshëm i cili edhe është udhëheqës i administratës.

Pavarësisht shpalljes së Konkursit, Universiteti “Kadri Zeka” zyrtarisht nuk i publikoi asnjëherë në webfaqe emrat e të përzgjedhurve për këto pozita.

Redaksia jonë ka siguruar formatin e të përzgjedhurve në këtë proces të rekrutimit,

Edhe ky konkurs ishte Marrëveshje për Shërbime të Veçanta, e cila në bazë të ligjit zgjatë maksimalisht 6 muaj. Pas përfundimit të procedurës së rekrutimit, përsëri z. Xhevat Bekteshi, me datë 16 maj 2018 e fitoi këtë pozitë edhe për 6 muaj të tjera.

Në kushte normale, kontrata e dytë 6 mujore përfundoi në nëntor të vitit 2018. Atë kohë, z. Bekteshi përsëri iu vazhdua kontrata edhe për 6 muaj të tjera, këtë herë Pa Konkurs Publik. Tani, në prill të vitit 2019, për herë të tretë i skadon kontrata z. Bekteshi.

Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Çohu, z. Arton Demhasaj për gazetën Zëri, për fenomenin e Marrëveshjeve Shërbimet e Veçanta (apo kontratat mbi vepër) kishte deklaruar “Në praktikë është filluar me një marrëveshje 6-mujore, pastaj është vazhduar edhe me muaj të tjerë, por ka qenë e kundërligjshme për shkak se ligji i lejon vetëm 6 muaj angazhimet e tilla me marrëveshje të veçanta…)”

Këto manovra Menaxhmenti i Universitetit “Kadri Zeka” i ka bërë me lehtësi duke u munduar t’i ikë përgjegjësisë dhe opinionit publik. I njejti fenomen, në tërësi ka ndodhur edhe me pozitën Zyrtar i Prokurimit, me znj. Arlinda Hasani. Së paku 2 herë nga 6 muaj, disa herë me konkurs e disa herë pa konkurs, i është vazhduar kontrata. Në kohën e shpalljes së Konkursit për z. Xhevat Bekteshi, është shpallur edhe kjo pozitë. Por kjo ka ndodhur vetëm një herë.

Tani, me datë 26 prill 2019, për këto 2 pozita është shpallur konkurs i rregullt publik. Pavarësisht, thirrjes së Menaxhmentit të Universitetit “Kadri Zeka”, për të aplikuar, emrat e të pranuarëve dihen që tani. Gjithashtu, njërit kandidat i janë përshtatur dhe rregullat në konkurs, specifikisht tek kualifikimi.

Nëse shikohet databaza e konkursit në webfaqen e Universitetit “Kadri Zeka”, mund të konstatohet lehtësisht se për asnjë pozitë administrative nuk është kërkuar Fakulteti Teknik, ndërsa tani pikërisht Fakulteti Teknik ndër të tjerash është specifikuar tek kriteret për aplikim, për njërën nga pozitat.

Redaksia jonë e ka pyetur Sekretarin e Përgjithshëm z. Vaxhid Sadriu për këtë fenomen, por ky i fundit fillimisht nuk ka pranuar të flas rreth kësaj çështje. Pastaj ka dërguar përgjigjet në redaksinë tonë.

Ai duke u munduar të shfajësohet bën krahasime me Universitetet e tjera rreth stafit administrativ, por që pranon që ju është vazhduar kontrata pa konkurs personave të caktuar – në Marrëveshje për Shërbime të Veçanta.

Përgjigja e tij e plotë;

“Pse UKZ i ka të punësuar vetëm 23 në administratë ( më pak se një Fakultet në UP). Pse Universiteti në Mitrovicë i ka mbi 50, apo në Pejë e Prizren i kanë rreth 60 punonjes administrativ. Konkursi i fundit, natyrisht është i hapur për të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet. Kush mund të vjen as vetë nuk e dijë. Atyre (Isa Zeka – Xhevat Bekteshi) i`u është vazhduar kontrata për disa muaj më shumë por deri më tani nuk kemi pasur mundësi të hapim konkurs, sepse kjo nuk varet vetëm prej neve dhe dy pozitat nuk kanë mundur të jenë të pambuluara. 

Ai gjithashtu pranon se për pozitën e Prokurimit ka probleme, por nuk tregon nëse zyrtarja e deri tanishme e kësaj pozite do të kalojë tek pozita tjetër e cila është shpallur, më saktësisht “Asistente Administrative”.

Redaksia jonë mbetet e përkushtuar për të trajtuar të gjitha temat të cilat janë në interes të shoqërisë dhe shtetit. /epilogu/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close