fbpx
Lajme

Dënohet me burg polici nga Gjilani

Është dënuar me  muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë, pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili dyshohej se ishte përfshirë në një biznes të prostitucionit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Po vendimi është marrë për të njëjtin. Gjykata ka dënuar me 6 muaj burg dhe me 1000 euro gjobë”, tha Shkodra.

Në shtator të vitit të kaluar emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi reportazhin ekskluziv nga hetimi i Prokurorisë së Shtetit për dyshimet se një pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili dyshohej se ishte përfshirë në një biznes të prostitucionit.

Hetimi ishte nisur pas hapjes së një qendre të masazhit në qytetin e Gjilanit ndërsa polici dyshohet se ishte menaxher në kë këtë lokal.

Pas disa masave të fshehta të vëzhgimit, Prokuroria kishte autorizuar arrestimin e tij. Zyrtari policor u arrestua nën dyshimin për prostitucion bashkë me të arrestohet edhe recepsionistja e lokalit ku zhvillohej “biznesi i masazhit”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close