fbpx
Kuriozitete

Hoxha me emrin Mubarek, ka dyshime për Klintonin

Imami i fshatit Skifteraj të Vitisë, Mubarek Misini, ka paraqitur teori të rënda konspirative se vizita e ish-presidnetit amerikan, Bill Clinton në Kosovë ka prapavijë të keqe, shkruan Insajderi

Përmes Facebook-ut, ai ka thënë se kosovarët do të shokohen kur ta kuptojnë se me çfarë qëllimi ka ardhur në Kosovë Bill Clinton.

“Sikur ta di se me çfarë qëllimi ka ardhur Klinton në Kosovë!? Do të shokohen shumica kur të zbulohen me kohë këto qëllime!”, ka shkruar Misini.

Nipi i Mubarek Misinit, 29-vjeçari Agon Misini, është një nga kosovarët që ishin pjesë e organizatës terroriste ISIS. Ai kishte qëndruar dy vjet në burg në Siri, pasi ishte dorëzuar tek autoritet vendase për t’u rikthyer në Kosovë.

Ai kishte deklaruar se dëshironte të kthehej në Kosovë, por pavarësisht kësaj, Prokuroria Speciale ka rreshtuar një varg arsyesh pse Agon Misini duhet të qëndrojë në paraburgim.

“Ekziston frika e bazuar se po qe se i pandehuri Agon Misini do të mbrohet në liri mund ti qaset arratisë për t’i ikur përgjegjësisë penale para së cilës ndodhet dhe në këtë mënyrë do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë duke qenë se përballet me veprën penale të ndëshkueshme me burg në kohëzgjatje prej tre deri në pesëmbëdhjetë vite”, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë.

Pos kësaj, Prokurori Special Afrim Shefkiu në gjykatë ka thënë se nëse lihet i lirë, i dyshuari Agron Misini, paraqet rrezik për fshehje të provave.

Ai ndodhet në paraburgim bashkë me dy kosovarë të tjerë. /Insajderi.com

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close