E ulët dhe pa kokërr marre nga NISMA: Rehaton krejt degën e Fushë Kosovës në Qeveri
Nismës Socialdemokrate që drejtohet nga Fatmir Limaj po tregohet e pa kompromise në punësime partiake. Ministritë në të cilat udhëheq kjo parti po mbushën plot me njerëz të zëvendëskryeministrit Limaj.
Dy nënkryetarët, sekretari e anëtar të Nismës Socialdemokrate në Fushë Kosovë janë punësuar në institucionet publike që udhëhiqen nga partia e Fatmir Limajt.
Në konkursin fundit “Zyrtar i lartë për mallra bujqësore dhe industrial” të hapur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, është përzgjedhur si më i miri, Milazim Xani.
Lajmi.net ka mësuar se gjatë zgjedhjeve të fundit, Xani e ka përfaqësuar Nismën në debate televizive, ndërsa në fund të muajit shkurt të këtij viti është zgjedhur nënkryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Fushë Kosovë.
Brenda të njëjtës ditë është bërë edhe shpallja përfundimtare e rezultatit për pozitën “Zyrtar për marka tregtare”, në të cilën është zgjedhur Nderime Dumani.
Lajmi.net ka gjetur se, Dumani ka qenë kandidate për asambliste në Fushë Kosovë nga radhët e Nismës Socialdemokrate në zgjedhjet e fundit lokale, por nuk kishte arritur të siguronte një ulëse.
Të dy këto pozita kanë të bëjnë me ‘nëpunës i karrierës’.
Para pak ditësh, lajmi.net ka raportuar se anëtarë të Nismës së Fushë Kosovës janë punësuar edhe në ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila udhëhiqet nga partia e Fatmir Limajt, në krye të së cilës është ministri Skënder Reçica.
Leutrim Zabelaj, i cili është sekretar i degës së Nisma-së në Fushë Kosovë, është përzgjedhur si më i miri në konkursin “Zyrtar i Lartë Ligjor” në MMPS.
Naim Bugojevci ishte zgjedhur nënkryetar i degës së Nismës në Fushë Kosovë në të njëjtën ditë me Milazim Xanin që u punësua në MTI. Bugujevci ishte punësuar në Ministrinë e Punës në konkursin për “Zyrtar për Pensione”. Ai ka qenë edhe prijës i listës për asamblistë në Fushë Kosovë në zgjedhjet e vitit 2017. Po atë ditë, në Ministrinë e Punës është punësuar edhe Leutrim Zabelaj, i cili është sekretar i degës së Nisma-së në Fushë Kosovë. Ai ish është përzgjedhur si më i miri në konkursin “Zyrtar i Lartë Ligjor” në MMPS.
Javën e kaluar, lajmi.net ka raportuar edhe për punësimin e këshilltarit të mistritë Endit Shala në MTI, si shërbyes civil. Arian Krasniqi, i cili është djali i vëllait të Jakup Krasniqt është pulsuar në konkursin Zyrtar i lartë për standard dhe cilësi të turizmit’.
Po ashtu, ditë më parë lajmi.net ka raportuare dhe për punësimin e dy këshilltarëve politik tjerë të ministrit Shala, në MTI si nëpunës të karrierës. Bëhet fjalë për këshilltarët, Nysret Vojvoda dhe Sahit Svirca. Ata janë pjesë e strukturave të partisë së ministrit Shala. Svirca u punësua në mars të këtij viti, në konkursin ‘Inspektor i tregut’. Ndërsa, Vojvoda është punësuar në maj në konkursin e hapur për pozitën “Zyrtar i lartë për zhvillim dhe monitorim të zbatimit të projekteve”.
Në MTI gjatë këtij viti ka pasur edhe punësime tjera partiake nga radhët e partisë së Fatmir Limajt.