fbpx
Lajme

Zeka: Arbërie Nagavci ka shitur diploma universitare në Gjakovë, 150€ copën

Ish deputeti Milaim Zeka, ka thënë se ka shumë njerëz të afërt të Albin Kurtit me të kaluar kriminale.

Zeka madje ka thënë se në mesin e tyre është nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci, e cila ka shitur diploma me një çmim prej 150 euro.

Ai ka thënë se kjo ka ndodhur në kohën kur Nagavci ishte drejtoreshë e shkollës fillore “Yll Morina” në Gjakovë, ndërsa diplomat të cilat janë shitur kanë qenë të drejtimit “Gjuhë dhe Letërësi“  në universitetin “Fehmi Agani”.

Në postimin e tij, Zeka me akuzat ndaj njerëzve të afërt të kryeministrit të shkarkuar shkon edhe më larg.

“Burimet nderkombetare me qender ne Bruksel, bëjnë të ditur se gjatë këtyre diteve, përmes gruas të një lideri politik, në teritorin e Kosovës janë futur 1 milion euro, të cilat supozohet se kanë për qëllim shkaktimin e trazirave në Kosovë“, ka shkruar Zeka.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Rreth Albinit jane mbledhe plote persona me te kaluar kriminale

Plote njereze te aferm ne rrethin e pare politik te Albin Kurtit, kane zhvilluar veprimtari kriminale. Te tille gjene ne kryesi te partise, deri te strukturat e gjera, qe jane te perfshire ne terrorizem, droge, prostitucion, etj.

Mos te flas pastaje per disa keshilltare politik, te cilet orkestrojne fushate çmendurie ndaje mendimit ndryshe, e mos te flas per ata qe kane hyre ne listate e zeza si kundershtare politik. Kur ky sekt politikofetarotaliban, i mbeshtetur nga sherbetor historik te Beogradit, tip Veton Surroi, i cili deri ne permasat raciste flet kunder te gjithe antijugosllaveve, kane guximin te shajne vendin çlirimtar te Kosoves, pra Ameriken me aleatet e saje, imagjinoni se çka jane ne gjendje t’ i bejne nje qytetari te thjeshte, i cili te vetmin “krim” e ka bere se mendon ndryshe nga Kryeministri.

Ne kete orkester te zhurmave te prishura, qe vijne nga defat e çkyer te ketije sekti, prine nenkryetareja e Kuvendit, Arberie Nagavci. Sipas deshmive qe vijne nga Gjakova (A. Hoti), ne kohen kur ajo ishte drejtoreshe ne shkollen fillore “Yll Morina” ne Gjakove, eshte marre me shtijen e diplomave per studentete e Universitetit “Fehmi Agani”, qe kane studiuar gjuhe dhe letersi. Çmimi i nje diplome, sipas kesaj deshmie, ka qene 150 euro. Tash imagjinoni kjo me ta luftu krimin e organizuar ne Kosove!

Burimet nderkombetare me qender ne Bruksel, bejne te ditur se gjate ketyre diteve, permes gruase te nje lideri politik, ne teritorin e Kosoves jane futur 1 milion euro, te cilat sypozohet se kane per qellim shkaktimin e trazirave ne Kosove. Ky informacion behet akoma me i besueshem, kur Kryeministri Kurti, ne bisede me gazetar nderkombetar, publikisht ka deklaruar se do te mbeshtesin trazira te tilla, dhe se vendi do te destabilizohet.

Nese dikush mendon se ka force te dale mbi organet e Sigurise, qe ne radhe te pare eshte KFOR-i, e ka shume gabim. Çdo njeri qe nuk respekton Gjykaten Kushtetuese, dhe organet e tjera te drejtesise dhe sigurise, eshte kunder ardhemerise te vendi tone. Ngjarjet e vitit 2004 nuk munde te perseriten ne Kosove! /periskopi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close