fbpx
Lajme

Albulena Haxhiu: Shpresa e vetme për Kosovën është Lëvizja Vetëvendosje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reagur pas veprimit të kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, i cili ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas këtij akti.

Sipas Haxhiut gjykata speciale nuk ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së Haradinajt.

“Kur pa që nuk mundet më të përfitoi në emër të luftës, duket se i ra pishman për dorëheqjen. Tani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sepse mundohet të gjej një deriçkë për të ruajtur pushtetin që e kishte dhe që e keqpërdori aq shumë”.

Deputetja e LVV-së shtoi se kthim prapa nuk mund të ketë dhe se duhet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë.

Ajo konsideron se Lëvizja Vetëvendosje është shpresa e vetme për Kosovën.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close