fbpx
Lajme

Besnik Berisha ironizon me raportimet se gjendja shëndetësore e Isa Mustafës është e rënduar

Besnik Berisha, ish këshilltar i Isa Mustafës sa ka qenë kryeministër, ka mohuar se gjendja shëndetësore e kryetarit të LDK-së është e rënduar.

Ai ka ironizuar me titullin e një mediumi kosovar që shkruan: I rëndohet gjendja shëndetësore Isa Mustafës: dërgohet në Gjermani dhe shtrohet në spital”.

“A është 1 Prilli, a kaq keq ia paska huq ky gazetari, nuk po mund ta di, por ajo që e di është se kjo s’ka lidhje me të vërtetën”, ka shkruar Berisha në proifilin e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Mirë është mos me keqinformu, edhe nëse i kanë pagu!”, ka shtuar ai.

Këto ditë është raportuar se Mustafa ka qëndruar në Gjermani për një kontroll shëndetësore pas ballafaqimit me sëmundjen nga viti dhe se poashtu është mësuar se ai është kthyer në vend.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close